"Informacione për përpunimin e të dhënave dhe rregullorja për privatësinë":
1. Kush është kontrolluesi për përpunimin e të dhënave dhe kush është personi i autorizuar për mbrojtjen e të dhënave?
Kontrolluesi për përpunimin e të dhënave është Instituti Federal për Arsimin Profesional (të dhënat e kontaktit: shih në fundin e faqes). Personi i autorizuar për mbrojtjen e të dhënave të BIBB është z. Bernd Fahr (Instituti Federal për Arsimin Profesional, Robert-Schuman-Platz 3, 53175 Bonn; datenschutzbeauftragter@bibb.de; 0228 107 1713).
2. Çfarë të dhënash personale kemi nga ju, nga vijnë dhe çfarë ndodh me informacionin tuaj?
Të dhënat tuaja personale mblidhen drejtpërdrejt nga ju vetëm kur të na kontaktoni. Ne nuk kemi asnjë të dhënë tjetër personale nga ju.
BIBB i mbledh të dhënat tuaja në formën e një pyetësori të shkurtër: Ju i futni përgjigjet në kompjuter duke klikuar mbi informacionin përkatës dhe duke plotësuar fushat e lira. Aty përfshihen të dhënat tuaj të kontaktit (emri, numri i telefonit dhe/ose adresa e emailit) si dhe informacione të tjera opsionale për njohjen e kualifikimit tuaj në Gjermani.
Të dhënat i marrin vetëm punonjësit e BIBB që janë të përfshirë, në mënyrë që ata të mund t'ju kontaktojnë dhe t'ju ftojnë në një anketë të thelluar. Punonjësit e trajtojnë informacionin tuaj në mënyrë konfidenciale dhe punojnë në përputhje me dispozitat ligjore të mbrojtjes së të dhënave (GDPR dhe BDSG) (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Ligji Federal për Mbrojtjen e të Dhënave) Të dhënat tuaja nuk u kalohen palëve të treta. Të dhënat përdoren vetëm nga BIBB për qëllime kërkimore dhe ato fshihen pasi të ketë përfunduar kërkimi.
3. Për çfarë qëllimesh dhe mbi çfarë baze ligjore përpunohen të dhënat?
Instituti Federal i Arsimit Profesional (BIBB) ka për detyrë të monitorojë zbatimin e Ligjit të Njohjes dhe në këtë mënyrë të sigurojë cilësinë e procedurave të njohjes. Është e rëndësishme që personat që (dëshirojnë) ose e kanë kaluar tashmë një proces të tillë, të mësojnë se çfarë funksionon mirë nga këndvështrimi i tyre dhe në cilat situata nevojiten përmirësime.
Prandaj, synimi është të krijojmë një grup punëtorësh të kualifikuar me persona të cilët mund t'i intervistojmë në mënyrë të thelluar gjatë muajve të ardhshëm për përvojat e tyre lidhur me njohjen e kualifikimeve të tyre të fituara jashtë vendit. Në mënyrë që të mundemi t'ju kontaktojmë për këtë qëllim dhe t'ju ftojmë në një anketë të thelluar, na nevojitet emri juaj, një adresë emaili ose numër telefoni dhe, në rastin ideal, informacione të mëtejshme rreth kualifikimit tuaj profesional dhe rreth hapave tuaj në rrugën drejt njohjes. Përpunimi i të dhënave tuaja shërben si mënyrë që ne t'ju kontaktojmë për t'ju pyetur më shumë për përvojat tuaja lidhur me njohjen e kualifikimit tuaj të huaj. Baza ligjore kryesore për këtë është neni 3 i Ligji Federal për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG).
Përpunimi i të dhënave kryhet në bazë të pëlqimit tuaj. Ju mund ta anuloni në çdo kohë përpunimin e të dhënave tuaja. Ligjshmëria e përpunimit të bazuar në pëlqimin e dhënë deri në momentin e anulimit mbetet e paprekur.
Gjatë përpunimit të të dhënave tuaja personale, ne respektojmë dispozitat për mbrojtjen e të dhënave, veçanërisht ato të GDPR dhe BDSG.
4. Për sa kohë ruhen të dhënat tuaja?
Ne i fshijmë të dhënat tuaja personale sapo ato të mos nevojiten më për qëllimet e mësipërme. Ne sigurojmë fshirjen nëpërmjet kontrolleve të rregullta të bazave të të dhënave, duke u bazuar te një koncept i detyrueshëm i fshirjes.
5. Kush i merr të dhënat tuaja?
Vetëm punonjësit e monitorimit të njohjes të BIBB kanë akses në të dhënat tuaja personale.
6. Çfarë të drejtash keni ju si subjekt i të dhënave?
Nenet nga 15 deri 22 të GDPR në kushte të caktuara ju garantojnë të drejtën për
• Informimin (Neni 15 i GDPR),
• Korrigjimin (Neni 16 i GDPR),
• Fshirjen (Neni 17 i GDPR),
• Kufizimin e përpunimit (Neni 18 i GDPR),
• Anulimin (Neni 21 i GDPR) si dhe
• Bartjen e të dhënave (Neni 20 i GDPR).
Përpunimi i të dhënave bëhet vetëm në bazë të pëlqimit që keni dhënë. Prandaj mund të tërhiqet në çdo kohë për të ardhmen. Ligjshmëria e përpunimit të bazuar në pëlqimin e dhënë deri në momentin e anulimit mbetet e paprekur.
Për të kërkuar të drejtat e mësipërme, ju lutemi kontaktoni personin e autorizuar për mbrojtjen e të dhënave të BIBB (z. Bernd Fahr, Instituti Federal për Arsimin Profesional, Robert-Schuman-Platz 3, 53175 Bonn; datenschutzbeauftragter@bibb.de; 0228 107 1713).
7. Ku mund të ankoheni?
Ju mund të bëni një ankesë te personi i autorizuar për mbrojtjen e të dhënave të BIBB (të dhënat e kontaktit shih më lart). dhoma 1) ose kontaktoni Komisionerin Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informimit (BfDI, Graurheindorfer Str. 153, 53117 Bonn, bfdi.bund.de, 0228 997799-0).
8. A transferohen të dhënat tuaja në një vend të tretë?
Ne nuk i transferojmë të dhënat tuaja personale te palë të treta jashtë fushëveprimit të GDPR-së.
9. A jeni të detyruar të jepni të dhënat tuaja?
Në parim, duhet të jepni vetëm të dhënat që kërkohen për përmbushjen të detyrave të BIBB siç duhet.
10. Deri në çfarë mase ndodhin vendimet individuale të automatizuara ose masat e profilizimit?
Ne nuk i përdorim të dhënat tuaja personale për procese të automatizuara përpunimi për të marrë një vendim.
Nëse keni pyetje kontaktoni znj. Gilljohann (katharina.gilljohann@bibb.de; 0228 107 1058), z. Fahr, personi i autorizuar për mbrojtjen e të dhënave (datenschutzbeauftragter@bibb.de; 0228 107 1713) si dhe znj. Fischer-Peters, zv. persone e autorizuar për mbrojtjen e të dhënave (fischer-peters@bibb.de, 0228 107 2237).